Ministria e Arsimit vendos datën e fillimit të universiteteve (8 Gusht 2000)
Zgjedhjet lokale të tetorit kanë detyruar Ministrinë e Arsimit të deklarojë sot zyrtarisht se si datë për të nisur vitin e ri akademik në universitete, 4 tetorin. Edhe në raundin e dytë të votimeve më 15 tetor do të ketë ndërprerje dy ditore të mësimeve. Zëvendësministri i Arsimit Andrea Marto tha sot se pranimi në shkollat e larta do të vazhdojë të kryhet me konkurse.
Pragu më i ulët i pranimit është 15 pikë ndërsa maksimumi është 300 pikë nga 100 pyetje gjithsej për kandidatët për studentë. 60 pikë do të përfitohen nga testi i përgjithshëm, ndërsa 40 pikë nga testi special./tvklan.al