Ministria e Brendshme publikon ekstraktin e tretë të listave zgjedhore

Lista zgjedhore, foto ilustruese

Ministria e Brendshme publikon ekstraktin e tretë të listave zgjedhore

13:45 01/12/2020

Ministria e Brendshme ka publikuar sot ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Tashmë zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor të printojnë ekstraktin e tretë të përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ky ekstrakt, si edhe dy të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive apo njësive administrative dhe në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Duke nisur nga data 4 Dhjetor 2020, Gjendja Civile do të nisë verifikimet për publikimin e listës së tretë të zgjedhësve.

Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania në linkun: https://bit.ly/2JmZeha/tvklan.al






Të ngjashme