Ministria e Bujqësisë, investitorët e huaj – (26 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dështon përvoja e krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta me investitorët e huaj në fushën e bujqësisë dhe ushqimit. Ky konkluzion është publikuar sot nga Zëvendës Ministri Selim Dedei, sipas të cilit të 26 ndërmarrjet e përbashkëta që figuronin në ’97, rezultojnë me humbje. Disa nga këta investitor tha Dedei nuk kanë qenë serioz, nuk kanë investuar kuotat e vendosura në kontratë dhe nuk janë rregjistruar në rregjistrin tregtar, duke i braktisur ndërrmarjet katër vitet e fundit.
Ministria e Bujqësisë ka njoftuar në ambasadat e shteteve përkatëse duke ftuar këta investitor në likujdimin e ndërrmarjeve të tyre. Pasi ata nuk i janë përgjigjur kësaj ftese, Ministria e Bujqësisë ka futur në proces privatizimi pasurinë e mbetur.
Një rast konkret është ai i katër ortakëve Italian të Alb Italia Bashtovë Kavajë, të cilëve pasi ju është dhënë 400 hektar tokë bujqësore në përgjegjësinë ligjore të njërit prej tyre ky i fundit ka falimentuar. Ndërkohë ortakët e tjerë që vazhdojnë punën kërkojnë që Ministria e Bujqësisë të mos njoh këtë pronar.
Sipas Dedeit kjo mund të bëhet pasi të jetë shfuqizuar vendimi i Gjykatës së Tiranës, ky investitor i falimentuar të mos njihet më si sipërmarrës i pronës./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego