Ministria e Bujqësisë nis fushatën e pyllëzimit (16 Dhjetor 2000)
1900 fidanë autoktonë do t’i shtohen Parkut të Liqenit. Fidanët e mbjellë përfaqësojnë 3 lloje drurësh gjethembajtës dhe gjetherënës midis të cilëve dafina, panja, mimoza, rrapi dhe selvia. Në këtë aksion morën pjesë 1000 forca vullnetare të rinj studentë, ushtarë si dhe 400 punonjës të Ndërmarrjes së Gjelbërimit. Të pranishëm sot ishin deputetë si dhe ministri i Bujqësisë, zoti Lufter Xheveli i cili nisjen e fushatës së pyllëzimit ai e cilëson si një kthesë të madhe për ndyshimin e mjedisit në përgjithësi. Rol të madh kishin dhe shoqatat e mjedisit si dhe Bashkia Tiranë./tvklan.al