Ministria e Ekonomisë, privatizimi i ndërrmarjeve – (26 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Katër ndërmarrjet më të njohura shtetërore më në fund do të privatizohen. Ministri i Ekonomisë Publike dhe Privatizimit Mustafa Muçi ka firmosur sot urdhërin për privatizim me tender të hapur të katër shoqërive tregtare “Birra Tirana”, “Profarma”, “Ajka Shpk” dhe kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” në Durrës.
Privatizimi i këtyre ndërmarrjeve parashikon shitjen e një pakete aksionesh si dhe do përfshihen dhe punëtoret e këtyre ndërmarrjeve nëprivatizim dhe ish-pronarët e tokës. Shoqëritë që do marrin pjesë në tender duhet të kenë një garanci bankare me vlerë fikse prej 30 mijë dollarësh.
Ky proces do të asistohet nga kompania Deloit&Tush e përzgjedhur nga USAID që ka ndihmuar për përgatitjen e privatizimit. Ministria e Privatizimit i ka dërguar të gjitha dokumentat në Agjensinë Kombëtare të Privatizimit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego