Ministria e Financave akordon ndihma financiare për pesënjakët nga Peqini (17 Dhjetor 1998)


Ministria e Financave akordon ndihma financiare për pesënjakët nga Peqini (17 Dhjetor 1998)

11:32 17/12/1998

Vetëm Ministri e Financave është ajo që është kujtuar për pesënjakët nga Peqini të lindur një javë më parë duke i propozuar qeverisë 500 mijë lekë të reja së dhënie ndihme kësaj familje duke ndezur kështu dhe një dritë shprese për rritjen e tyre. Kjo ministri mendon t’i lidhë një pension të pestë fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare , që ky propozim pritet të miratohet nga vetë kryeministri.

Kjo familje do të paguhet nga fondi i veçantë i Kryeministrisë, ndërsa Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të jetë ai që do të sigurojë pensionin e tyre deri në moshën 16-vjeçare. Lindja e pesë fëmijëve është cilësuar si rekord në maternitetin e Tiranës dhe ndihma e propozuar i ka qetësuar familjarët./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme