Ministria e Financave kërkon hetim për doganierin e Kakavijes: U përfshi në fushatë
Një tjetër nëpunës i shtetit akuzohet se është përfshirë në fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ministria e Financave njofton se ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimi për punonjësin e doganës së Kakavijes Erlis Shalari.
Ministria thotë se rezulton që doganieri Erlis Shalari të jetë përfshirë në fushatë elektorale për një parti politike.
“Nisur nga informacionet, z. Shalari, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017. Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në perputhje me legjislacionin në fuqi”,
njofton Ministria e Financave.
Sipas ligjit të ri të Këshillit të Ministrave, ndalohet pjesëmarrja në fushatë e nëpunësve gjatë orarit zyrtar të punës.
/tvklan