Ministria e Financave paralajmëron krijimin e policisë financiare (11 Gusht 2000)


Ministria e Financave paralajmëron krijimin e policisë financiare (11 Gusht 2000)

12:19 11/08/2000

Krijohet policia e re financiare. Në takimin e zgjeruar me punonjës të tatimit, ministri Anastas Angjeli paralajmëroi sot krijimin së shpejti të policisë financiare mbi bazën e 20 tatimorëve të trajtuar nga misioni europian MAPE.

Policia e re financiare do të jetë një polici gjyqësore që do të ketë si kompetencë dhe penalizimin apo ndjekjen penale për abuzimet financiare nëpër banka si dhe në trafiqet ilegale. Ministri Angjeli kërkoi më tepër kontroll në evazioni fiskal.

Me projektligjin e ri policia financiare do të varet nga ministri i Financave, por drejtor i saj do të emërohet nga kryeministri me propozim të ministrit të Financave./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme