Ministria e Financave reagon për çmimin e barnave


Ministria e Financave reagon për çmimin e barnave

19:26 03/04/2014 ilacePër të shmangur keqkuptime dhe keqinterpretime të procesit të tregtimit të barnave prej datës 1 prill 2014 kur ka hyrë në fuqi përjashtimi nga TVSH për barnat dhe shërbimet mjekësore, Ministri i Financave bëri saktësimin e duhur në Udhëzimin përkatës.

Sipas Udhëzimit të Ministrit të Financave, duke filluar nga data 1 prill 2014 të gjitha barnat e importuara dhe prodhuara në vend, të pajisura me pullën e kontrollit me çmimin me TVSH 10%, me qëllim për t’u tregtuar (shitur) që rezultojnë gjendje në subjekte farmaceutike deri më datë 31 mars 2014, do të aplikohet TVSH zero përqind në shitje, pavarësisht nga masa e TVSH që është e shënuar në pullë.

Sipas po këtij udhëzimi të gjithë tatimpaguesit farmaceutikë do të duhet të inventarizojnë gjendjen e stokut të tyre për barnat që mbajnë pullën e kontrollit me çmim me TVSH 10% dhe ta dorëzojnë në format elektronik ose të shkruar pranë administratave rajonale tatimore deri në datë 20 prill 2014.

Vlera e TVSH-së së mbartur nga barnat që janë stok deri më datë 31 Mars 2014,  do të shuhet gradualisht në proceset e kreditimit dhe debitimit të TVSH-së.

Administrata tatimore është e gatshme do të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme për informacione më të qarta dhe më të detajuara për tatimpaguesit.

 

 





Të ngjashme