Ministria e Financave: Të hetohet drejtoresha e Tatimeve Vlorë, u përfshi në fushatë
Ministria e Financave i ka kërkuar Prokurorisë së Vlorës që të nisë hetimet për drejtoreshën e Tatimeve në këtë qytet, për përfshirje në fushatë elektorale.
Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Financave, thuhet se drejtoresha Pranvera Resulaj është përfshirë në fushatë elektorale duke mbështetur një parti politike, në kundërshtim me ligjin.
Bazuar në informacionet dhe të dhënat që disponon, Ministria e Financave kërkon që Prokuroria të nisë hetimet ndaj Resulajt për shkelje të ligjit elektoral.
Ministria e Financave, e drejtuar nga ministrja teknike Helga Vukaj, u bën thirrje punonjësve që të mos përfshihen në fushatë gjatë orarit zyrtar të punës. /tvklan.al