Ministria e Jashtme përkujton diplomatin Ylvi Lulo – (24 Gusht 2000)


Ministria e Jashtme përkujton diplomatin Ylvi Lulo – (24 Gusht 2000)

22:17 24/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministria e Jashtme në traditën e saj të krijuar së fundmi për përkujtimin e emrave të njohur të diplomacisë shqiptare, ka përkujtuar sot Ylvi Lulon një nga diplomatët më të suksesshëm. Diplomat veteranë, por edhe të rinj janë mbledhur sot në Ministrinë e Jashtme, për të kujtuar mikun dhe shembullin tipik të diplomatit të karrierës.

Ylvi Lulo i diplomuar në Shkencat Politike Juridike, ka përfaqësuar interesat shqiptare deri në vitin ’80, në Bashkimin Sovjetik, Gjermani, Francë, Egjipt etj. Ai ka qenë presidenti i radhës i hapjes së sesionit të OKB-së në Nju Jork, ku ishte akredituar në mënyrë permanente./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme