Ministria e Jashtme reagon për dënimin e dy nëpunësve


Ministria e Jashtme reagon për dënimin e dy nëpunësve

16:10 19/11/2016

Për dënimin e punonjësve të saj nga gjykata greke ka reaguar Ministria jonë e Punëve të Jashme. Në reagim thuhet se që prej datës 13 Nëntor, pas njoftimit për ndalimin e dy shoferëve të MPJ në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, të cilët transportonin një ngarkesë me libra për fëmijët shqiptar që jetojnë në Greqi, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka qenë në kontakt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet në bazë të akteve të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikave diplomatike në fuqi.

Në të njëjtën kohë, MPJ ka ofruar asistencë konsullore dhe juridike për punonjësit e ndaluar duke mundësuar lirimin e tyre.

MPJ shpreh keqardhjen që procedura e ndjekur nga autoritetet greke bie në kundërshtim të plotë me rregullat e se drejtës ndërkombëtare, duke çënuar njëkohësisht klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona.

MPJ do të vijojë të ndjekë në rrugë diplomatike trajtimin e mëtejshëm të kësaj çështje duke uruar në të njëjtën kohë për një reflektim të shpejtë të palës greke në lidhje me këtë ngjarje.

Tv Klan






Të ngjashme