Ministria e Kulturës depoziton në Parlament projektligjin per simbolet kombëtare (28 Mars 2001)
Ministria e Kulturës ka depozitur në Parlament projektligjin për përmasat e simboleve kombëtare dhe përmbajtjen e tekstit të himnit kombëtar. Flamuri do të ruajë fushën e kuqe që ka në qendër shqiponjën e zezë dykrenare. Secili nga krahët e shqiponjës ka 9 pendë, ndërsa bishti ka 7 të tilla.
Në stemën e Republikës sipër shqiponjës vendoset përkrenarja e Skënderbeut. Anëtarët e Komisionit Parlamentar të Kulturës propozuan që në projekt të përcaktohet nuanca e ngjyrës së kuqe në flamur./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame