Ministria e Kulturës marrvëshje me Italinë për teatrin “Migjeni” – (15 Nëntor 2000)


Ministria e Kulturës marrvëshje me Italinë për teatrin “Migjeni” – (15 Nëntor 2000)

08:48 15/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe rajoni italian Emilia Romagna. Rehabilitim strukturor i teatrit “Migjeni”, si dhe partneritet të ndërsjelltë midis këtij teatri dhe atij të rajonit italian. 50 mijë dollarë dhënë fillimisht nga ky rajon, me të cilat puna do të nis brenda këtij viti. Ndërsa sezoni artistik në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, do të nis vitin e ardhshëm. Përveç interesimit të Ministrisë së Kulturës, firmosës i marrëveshjes ishte edhe prefekti i Shkodrës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme