Ministria e Kulturës, plani për institucionet kulturore – (20 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Pesë milliard lireta vlen struktura e ndërhyrjes në fushën e infrastrukturës kulturore për Tiranën, Shkodrën, Vlorën dhe Korçën për vitin 1999 deri në vitin 2000. Plan ky i përpunuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me ministrinë italiane të të mirave kulturore dhe aktiviteteve kulturore.
Për Tiranën struktura e ndërhyrjes parashikon riorganizimin e institucioneve kryesore si Muzeu Kombëtar, Galeria Kombëtare e Arteve, Biblioteka Kombetar, Instituti i Monumenteve, Qendra Kombëtare e Kulturës, sheshi “Nënë Tereza etj.
Ky plan i ndërhyrjes përfshin një rigjenerim të strukturave të tyre administrative, funksionale në mënyrë që të krijohen kushtet e ingranimit të tyre në rrjetin e institucioneve analoge të botës kulturore, europiane dhe më gjerë./tvklan.al