Ministria e Mbrojtjes dështon në dhurimin e gjakut – (18 Korrik 2000)


Ministria e Mbrojtjes dështon në dhurimin e gjakut – (18 Korrik 2000)

21:26 18/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Dështim i plotë i aksionit të dhurimit të gjakut në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndonëse punonjëset e Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, kishin përgatitur që në orët e para të mëngjesit, mjetet dhe ambientet për të pritur oficerët dhe ushtarët, që do të dhuronin vullnetarisht gjak, asnjëri prej tyre nuk u pa në dhomën e vogël.

Vetëm Ministri i ri i Mbrojtjes Ilir Gjoni kishte shprehur gatishmërinë për të dhuruar gjak, por jo në praninë e kamerave. Oficerët e paktë të ndodhur para Ministrisë së Mbrojtjes, e justifikuan indiferencën ndaj dhurimit të gjakut me mungesën e propagandës për këtë aksion. Kërkesat për të dhuruar gjak, marrin shkas nga nevojat e domosdoshme të 250 fëmijëve të sëmurë nga talasemia./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme