Ministria e Mbrojtjes mbyll hetimet për helikopterin
Hetimi adminsitrativ i Ministrisë së Mbrojtjes për rrëzimin e helikopterit EC 145 në liqenin e Shkodrës, është mbyllur. Ministria thotë se grupi i punës mblodhi të gjitha provat shkresore dhe jo shkresore, dëgjoi dëshmitarët, palët e interesuara dhe në dijeni të ngjarjes, verifikoi në vend provat, në praninë e Prokurorisë të rrethit Shkodër kqyri vendin e ngjarjes, thirri, dëgjoi ekspertë të brendshëm dhe të huaj, si dhe krahasoi dhe analizoi provat e marra.
Në përfundim rezultoi se, planifikimi i fluturimit është bërë në përputhje me aktet ligjore dhe rregulloren e forcave të armatosur. Dy pilotët që humbën jetën Donald Hoxha dhe Floran Delia si dhe ushtari i plagosur Gerald Baramuça, ishin duke kryer stërvitje fluturimi vizual në përputhje me planin stërvitor të Forcës Ajrore.
Megjithatë prokuroria e Shkodrës vijon ende hetimet për këtë çështje. Procedimi penal është regjistruar për veprat e “lëvizjes së trupave pa të drejtë” si dhe “shkelje e rregullave të fluturimit ajror” të parashikuara nga nenet 48 dhe 83 i kodit penal ushtarak.
Pak ditë më parë grupi hetimor njoftoi se kartat e memories se kameras regjistruese të helikopterit u dërguan në Gjermani për tu ç’koduar pranë kompanisë BFU në prezencë të edhe një pokurori shqiptar.
Tv Klan