Ministria e Mbrojtjes me pamje të re (17 Shtator 2000)
Edhe fasada e Ministrisë së Mbrojtjes është kthyer tashmë në pamjen e saj sipas stilit të vjetër. Punëtorët që kanë riparuar prej disa javësh për t’a kthyer atë në këtë gjendje, kanë hequr mbrëmë rrjetën qendrore që mbulonte pjesën e fasadës. Ndërsa ata që shëtisnin në mbrëmje në qendër të Tiranës, kanë patur rastin të shohin dhe njërën nga ministritë më të mëdha të riparuar.
Pas Ministrisë së Privatizimit dhe asaj të Bujqësisë, edhe Ministria e Mbrojtjes ka marrë pamjen e saj sipas projektit “Kthim në identitet”, projekt i Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve. Kështu duket se ka përfunduar së riparuari pjesa më e madhe e ministrisë, ndërsa mbetet ende për të marrë këtë pamje edhe Ministria e Rendit si dhe Bashkia./tvklan.al