Ministria e Ndërtimit – (8 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mos sigurimi teknik i objekteve në ndërtim i ka kushtuar rëndë firmave që ndërtojnë. Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike në bashkëpunim me Policinë Ndërtimore ka hequr licensat e katër firmave dhe ka gjobitur me 150 mijë lekë të reja 18 të tjera.
Policia Ndërtimore pasi ka paralajmëruar disa herë firmat për rrethimin e objekteve, sistemimin e materialeve dhe heqjen e mbeturinave, kësaj here vendosi të mos toleroj. Kështu janë sanksionuar shkelësit e ligjit për urbanistikën dhe atij për disiplinimin dhe kontrollin e punimeve në ndërtim./tvklan.al