Ministria e Punës mbledh grupin që do të llogarisë minimumin jetik në vend – (23 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Minimumi jetik duhet të përcaktohet brenda muajit Dhjetor. Kështu ka urdhëruar së fundi kryeministri Meta. Grupi i punës i mbledhur sot pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, ku merrnin pjesë përfaqësuesit e disa institucioneve qendrore shtetërore, përfaqësues të sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve, si edhe akademik, drejtohej nga zv/ministri i Punës Gjergji Leka.
Kjo është mbledhja e parë e këtij grupi, ku për herë të parë minimumi jetik, do të përllogaritet në mënyrë zyrtare. Për minimumin jetik në vendin tonë para disa viteve janë bërë disa projekte dhe përllogaritje të cilat do të studiohen me kujdes për të nxjerrë projektin përfundimtar./tvklan.al