Ministria e Punës, punësimi i kosovarëve – (24 Maj 1999)


Ministria e Punës, punësimi i kosovarëve – (24 Maj 1999)

13:58 24/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Tashmë të ardhurit kosovarë do të kenë mundësi të punësohen përkohësisht në vendin bujtës. Puna publike e njohur prej disa vitesh në Shqipëri do të jetë një shpresë më vete për të harruar hallet që kanë duke fituar diçka nga puna e bërë. Punët publike vazhdojnë ndaj pse të mos angazhohen dhe kosovarët në këtë punë të përkohshme.

Kjo është një ide dhe kërkesë e Ministrisë së Punës, e cila i është drejtuar Ministrisë së Bashkëpunimit Ekonomik për të kërkuar fonde dhe më pas vjen zbatimi pas një miratimi në parlament. Një punë për ta do të jetë rreth kampeve të tyre në fshatra apo komuna ku ata janë strehuar.

Traktorët më të cilët ata kanë udhëtuar drejt Shqipërisë, të bllokuar deri tani do të hyjnë lehtësisht në punë ndaj një shtrimi rrugës së fashatit ku ata kalojnë përditë heq stresin e përditshëm duke u larguar nga monotonia e çdo dite./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme