Ministria e Punëve Publike fonde për rrugët e shkatërruara të Tiranës – (20 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
10 rrugë në kryeqytet, së shpejti do të ndryshojnë pamjen e tyre të shkatërruar. Janë 80 milion lekë të reja që i janë dhënë bashkisë nga Ministria e Punëve Publike, për të bërë sa më shpejt rregullimet. Kështu do të përfundojë gjithë unaza e brendshme në rrugën Mihal Grameno, segmentet e së cilës, janë në gjendje të mjeruar. Për këto rregullime në këto rrugë do të shpenzohen 30 milion lekë të reja.
Ndërkohë punimet do të fillojnë shumë shpejt në zonën që lidh stadiumin Dinamo me bulevardin “Bajram Curri”, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, pasi edhe këtu gjendja është shumë e keqe. Gjithashtu në një projekt të bashkisë, mendohet të ndërhyet në rrugën “Punëtorët e Rilindjes”, për të mundësuar një zgjerim rruge prej 20 metrash. Në të gjithë ndërhyrjet e rrugëve, punimet do të fillojnë që nga kanalizimet e deri tek trotuaret./tvklan.al