Ministria e Rendit Publik takim me Organizatën Ndërkombëtare për Emigracionin (13 Mars 2001)


Ministria e Rendit Publik takim me Organizatën Ndërkombëtare për Emigracionin (13 Mars 2001)

10:39 13/03/2001

Ministri i Rendit Publik Ilir Gjoni ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin. Në qendër të bisedimit ka qenë bashkëpunimi i deritanishëm mes Ministrisë së Rendit Publik dhe Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin si dhe koordinimi i punës për parandalimin e flukseve emigratore.

Ai ka vlerësuar programin e bërë nga Ministria e Jashtme në drejtim të parandalimit të trafikut të qënieve njerëzore dhe flukseve emigratore. Drejtori ynë ka treguar interes veçanërisht për qendrën e luftës kundër trafiqeve që do të ngrihet në qytetin e Vlorës. Ndërsa nga ana e tij ministri Gjoni ka falenderuar për bashkëpunimin e frytshëm që ka patur deri tani me Ministrinë e Rendit Publik.

Gjithashtu në këtë takim u fol për ndërmjetësimin që mund të bëjnë dy vendet pranë shteteve të tjera europiane për të ndihmuar Ministrinë e Rendit Publik./tvklan.al






Të ngjashme