Ministria e Rendit raporton incidente pas zgjedhjeve në Himarë – (15 Tetor 2000)


Ministria e Rendit raporton incidente pas zgjedhjeve në Himarë – (15 Tetor 2000)

10:29 15/10/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në Ministrinë e Rendit Publik njoftohet, se përfaqësues të parlamentit grek dhe konsullatës greke në Gjirokastër, kanë organizuar tubime sot në Himarë në kundërshtim me ligjet shqiptare për zgjedhjet.

Florian Seriani Zëdhënësi i Ministrisë së Rendit:- “Në qendrën e votimit të bashkisë së Himarës dhe në qendrën e votimit të fshatit Himarë, përfaqësuesit e parlamentit grek dhe të konsullatës greke në Gjirokastër, grumbullojnë njerëz të cilëve u flasin në gjuhën greke dhe në disa raste kanë provokuar edhe punonjësit e policisë. Me këta persona ka kontaktuar shefi i policisë së Vlorës Përparim Muho, i cili i ka vënë në dijeni se këto veprime bien ndesh më kodin zgjedhor të republikës së Shqipërisë. Nga përfaqësuesit e OSBE-së dhe PBDNJ është ngritur pretendimi, se në mjediset e policisë së Himarës, janë shoqëruar dy përfaqësues të PBDNJ. Shefi i komisariatit ta sqaruar, se nuk ka asnjë të ndaluar në dhomat e policisë”.

Në mbyllje të qendrave të votimit në Ministrinë e Rendit, njoftohet se procesi është zhvilluar përgjithësisht normal. Incidente ka pasur vetëm në Dhërmi, ku përfaqësuesja e PBDNJ, në komisionin e votimit, ka reaguar e nervozuar, duke thyer kutinë e qelqtë të votimit./tvklan.al






Të ngjashme