Ministria e Rendit rregulli i ri, tashmë edhe fëmijët me pasaportë – (22 Shkurt 2001)


Ministria e Rendit rregulli i ri, tashmë edhe fëmijët me pasaportë – (22 Shkurt 2001)

15:04 22/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një rregull i ri, dalë nga Ministria e Rendit, i jep të drejtën e pajisjes me pasaportë për jashtë shtetit edhe fëmijëve, të cilët nuk e kanë mbushur moshën për një të tillë. Nga 0 – 5 vjeç, çdo fëmijë nuk do të dalë më jashtë vendit me leje kalimi. Që nga Janari i këtij viti, ka nisur pajisja me pasaportë.

Pasaporta e një fëmije kushton njësoj sa ajo e një të rrituri, 5 mijë lekë të reja dhe ka një vlefshmëri 5 vjeçare. Ndërsa për vizë procedura ndryshon. Fëmija nuk ka të drejtë të pajiset me vizë. Emri i tij hidhet në pasaportat e prindërve, ku pas saj identifikohet me pasaportën e tij.

Dikur këto pasaporta merreshin në komisariate, ndërsa sot ato jepen në një ambient të Drejtorisë së Policisë, pasi po ndërtohet një godinë dykatëshe, komode për pritjen dhe pajisjen e qytetarëve me pasaportë. Ndërtimi është dhuratë e firmës Al Saied, për Drejtorinë e Policisë Tiranë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme