Ministria e Shëndetësisë, dhurimi i gjakut – (25 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dhuroni gjak për jetën, motoja e Kryqit të Kuq për situatën emergjente që po jetojmë e cila kërkon dhe masa për kalimin e saj. Me inisiativën e fakultetit Juridik ka filluar sot dhurimi i gjakut edhe në institucion e madh shëndetësor, ku punonjës të ministrisë së shëndetësisë i janë rikthyer dhurimit të gjakut në shenjë sensibilizimi të gjithë shoqërisë shqiptare.
Vetëm 3 qendra të dhurimit të gjakut numërohen në Tiranë dhe sot hapet edhe një tjetër në maternitetin e vjetër. 400 mili litra gjak nga cdo kush i cili do tju vijë në ndihmë spitaleve tona. Të gjitha operaconet që do të zhvillohen në spital me një urdhër të dalë nga ministria e Shëndëtësisë, gjaku që do tu jepet do tu merret nga të afërmit e tyre. Pra rasti emergjent duhet të sensibilizoj dhe të kërkojë më shumë institucione për të kërkuar gjak./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti