Ministria e Shëndetësisë, investime – (6 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
770 milion lekë të reja të akorduara nga buxheti i shtetit Ministrisë së Shëndetësisë, për të përballuar dëmet dhe pasojat që i solli shëndetësisë Shqiptare përballimi i krizës në Kosovë. Kjo shumë do të shpenzohet për rikonstruktim të rreth 1/3 të asaj që ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë. Nga ky buxhet shtesë i qeverisë do të përfitojnë të gjitha rrethet e vendit. Pjesa më e madhe e buxhetit do të shkoj për rehabilitimin e sistemit spitalor, i cili ka pësuar mjaft dëme, pasi dhe mjaft objekte të shërbimit shëndetësor janë të amortizuara.
Më shumë se 500 milion lekë prej tyre do të kalojnë në sistemin spitalor, për rregullimin e objekteve, por edhe për pajisje mjeksore. Do të blihen mjaft aparatura radiologjike, pasi mjaft prej tyre janë të prishura. 170 milion lekë të reja do ti shkojnë sistemit shëndetësor parësor si më i prekuri në periudhën e ardhjes së kosovarëve./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti