Ministria e Shëndetësisë kujton emrat e njohur të mjekësisë – (21 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Sot pasdite në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, në një takim historik janë kujtuar 21 drejtuesit e këtij dikasteri, që nga shpallja e Pavarësisë deri në ditët e sotme. Si është drejtuar mjekësia shqiptare dhe si është organizuar ajo? Përgjigja e këtyre pyetjeve ka mbajtur mbi shpatulla emra të njohur si Mihal Turtulli, Hamdi Sulçebe e Ymer Dishnica.
Në këtë takim morën pjesë disa nga ish-ministrat, mjekë si edhe mjaft të ftuar të tjerë. Në shenjë respekti, ministri më i vjetër në moshë, prezent në sallë, Ciril Pistoli zbuloi edhe fotografitë e ekspozuara me këtë rast./tvklan.al