Ministria e Shëndetësisë pezullon lejet vjetore
Pas Ministrisë së Financave, edhe ministri teknik i Shëndetësisë ka vendosur të pezullojnë lejet vjetore.
Me anë të urdhrit të firmosur nga kreu i Shëndetësisë Arben Beqiri, saktësohet se të gjitha institucionet në varësi të kësaj ministrie do t’i marrin lejet pas 26 qershorit.
Edhe ata që tashmë kanë nisur pushimet, sipas këtij urdhri do të njoftohen për tu rikthyer në punë.
Pezullimin e lejeve vjetore për këtë periudhe Beqiri e ka argumentuar “për shkak të ngarkesës në punë”.
Ky vendim është një masë për të ndaluar pjesëmarrjen e administratës në fushatë.
Por urdhri i Ministres së Financave u kundërshtua nga zëvendësja e saj, Irena Beqiri, e cila në një memo të siguruar nga Tv Klan argumentonte se përcaktimi i detyrave dhe lejeve të administratës nuk ishte kompetencë e Ministres.
Tv Klan