Ministria e Shëndetit Publik detyrohen stomatologët të largohen nga Poliklinika 9 (22 Qershor 2000)
Një vendim i Këshillit të Ministrave nxjerrë në vitin 1998, bën punonjëset e Poliklinikës 9, pronare të dhomës ku punojnë, pas privatizmit të këtyre ambienteve që kanë për pronar shtetin. Deri tani nga këta punonjëse është pagur qira, derdhur Drejtorisë Stomatologjike.
Një shtojcë vendimi ardhur pak kohë më parë, udhëzon se gjenden brenda ambienteve të Mjekësisë së Përgjithshme Publike, këto nuk do të privatizohen. Ky urdhër dalë nga Ministria e Shëndetit Publik largon 30 mjeke dhe laborante stomatologe që punojnë prej 30 vitesh në Poliklinikën 9. Sipas mjekëve, drejtoresha pretendon se nuk ka ambiente të lira për ta.
Sipas zëdhënësit të Drejtorisë së Shëndetit Publik e cila që këtej e tutje do të administrojë këtë poliklinikë, shërbimi stomatologjik këtu nuk ka vend pasi si kudo ai është i privatizuar. Këto ambiente duhen për shërbim ambulator i cili kërkon shumë ambiente.
Mjekët e këtij shërbimi sipas Drejtorisë së Shëndetit Publik punojnë nga dy vetë në një dhomë. Me këtë mënyrë ultimative të drejtorisë, këta stomatologë duhet të largohen , megjithëse një pjesë e kësaj poliklinike është e zënë dhe nga familjarë./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti