Ministria e Solidaritetit Social të Italisë Turko vizitë në Shqipëri (21 Dhjetor 1998)
Ministrja e Solidaritetit Social të Italisë Livia Turko vizitë në Shqipëri. Livia Turko pas vizitës me kryeminstrin Majko u takua dhe me ministrin e Punës dhe çeshtjeve Sociale Kadri Rrrapi. Bisedimet mes dy homologeve janë bërë pa praninë e gazetarëve dhe ata italianë kanë transmetuar lajmet jashtë dyerve për këtë takim.
Ajo çfarë mësohet për vizitën e ministres ishte verifikimi i punës dhe investimeve që ka bërë Italia në disa projekte në Shqipëri. Si janë zbatuar 20 miliard lireta që Italia ka caktuar për 64 projekte. Një shqetësim tjetër i ministres Italiane ishte fëmijet shqiptarë të shfrytëzuar në Itali. Numri i tyre arrin në 800 fëmijë. Liva Turko kërkon që qeveria shqiptare të marrë masa për emigracionin dhe të mbajë premtimet e dhëna./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti