Ministria e Transporteve: “Çarjet e asfaltit në mbikalimin e Plepave janë normale” – (24 Janar 2001)


Ministria e Transporteve: “Çarjet e asfaltit në mbikalimin e Plepave janë normale” – (24 Janar 2001)

15:20 24/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në mbikalimin e plepave në Durrës, pjesë rrugore Korridorit të 8-të, ku punon firma greko-italiane Safa, çarjet e asfaltit janë të pranueshme gjatë kësaj faze të punimeve. Specialistë të rrugëve, pranë Ministrisë së Transporteve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, pasi kryen të gjitha kontrollet në këtë mbikalim konstatuan se këto çarje janë krejtësisht normale. Ardian Mullai, drejtor i njësisë së menaxhimit të projekteve, pranë Ministrisë së Transporteve sqaron:

Ardian Mullai:- “Në rastin e mbikalimit të plepave, ne jemi përpara një shembulli tipik të fugave që lihen në urat. Në rastin konkret, kompania Safa, ka realizuar asfaltimin e shtresës së parë të asfaltit, sipas kontratës, duke lënë në këtë urë, një pengesë provizore, pas të cilës ajo do bëjë prerjen e asfaltit dhe do lejojnë kalimin e automjeteve në këtë sektor. Pra nuk kemi çarje apo frakturë, por është një proces normal i ndërtimit të këtij objekti”.

Kështu këto çarje do të zhduken gjatë hedhjes së dytë të shtresës së asfaltit. Përsa i përket pjesës tjetër të punimeve, në segmentin Durrës-Rrogozhinë, ku po ndërton firma Safa, punimet kanë filluar me ritëm të përshpejtuar, pasi afati i fundit për dorëzimin e objektit është muaji Prill./tvklan.al






Të ngjashme