Ministria e Transporteve jep 17 licenca të reja për transportin detar – (31 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
17 licenca nga Ministria e Transporteve heqin monopolin e transportit detar të udhëtarëve dhe automjeteve. 10 nga këto kompani operojnë nga porti detar i Durrësit në linja të ndryshme drejt Italisë, kurse 5 i takojnë Vlorës, priten edhe dy shoqëri të tjera të fusin tragetet në linjë. Më parë operonin vetëm 5 kompani, që diktonin çmimet e biletave për mjetet dhe njerëzit. Nga shumë të larta çmimet falë konkurrencës së re, janë përgjysmuar. Gjithashtu shtimi i linjave rrit cilësinë e shërbimeve dhe alternativat për udhëtarët./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego