Ministria e Transporteve nënshkruan kontratat për rehabilitimin e rrugëve kryesore (8 Shtator 2000)
Ministria e Transporteve në vijim të programit të qeverisë për ndërtimin dhe rehabilitimin e dy akseve kryesore veriore nënshkruan sot me firmën italiane “Falcone” një kontratë për rehabilitimin e rrugës Tapizë-Fushë- Krujë 5 kilometra, ndërtimin e urës së Matit 650 metra dhe urës së Drinit me gjatësi 200 metra.
Këto ndërtime jo vetëm që do të lidhin të gjitha pjesët e përfunduara të koridorit veri-jug që lidhin Tiranën me Lezhën, por do të lehtësojnë trafikun që drejtohet në zonat veriore dhe verilindore të vendit që do të shkurtojnë në mënyrë të ndjeshme gjatësinë e kësaj rruge.
Punimet parashikohen të përfundojnë brenda një periudhe prej 15 muajsh nga data që kredia italiane do të bëhet efektive. Sipas ministrit Nako, qeveria shqiptare dhe Ministria e Transportit do të bëjnë çfarë është e mundur që të përshpejtojnë gjetjen e fondeve dhe për sektorin tjetër më të rëndësishëm në vend, atë Lezhë-Shkodër. Në të kundërt tha ai, do të jetë i gatshëm të përdorë dhe fondet e saj për ndërtimin dhe rehabilitimin e këtij segmenti./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego