Ministria e Turizmit vijon të inkurajojë bizneset


Ministria e Turizmit vijon të inkurajojë bizneset

23:05 22/06/2019

Ministria e Turizmit vijon të inkurajojë bizneset që të investojnë në agroturizëm, duke shfrytëzuar lehtësirat që ofron paketa fiskale; si ulja e taksave dhe reduktimi i TVSH-së në masën 6 përqind.

Nga Leskoviku ku mori në panairin me produkte dhe gatime tradicionale, Ministri Klosi tha se promovimi i kulinarisë dhe mikpritjes nxisin rritjen e numrit të turistëve të huaj.

Këtë fundjavë Klosi i dorëzoi certifikatën e agroturizmit edhe një subjekti në Leskovik, i cili menjëherë përfiton nga lehtësirat e paketës fiskale.

Tv Klan






Të ngjashme