Ministrja e Arsimit përplaset me Sekretarin e Përgjithshëm


Ministrja e Arsimit përplaset me Sekretarin e Përgjithshëm

11:00 09/06/2017 https://youtu.be/80c5h7dP38U

Lëvizjet në administratë me pretendimet e përfshirjes në fushatë shkaktojnë përplasje të ministres teknike të Arsimit Mirela Karabina me Sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca.

Karabina kërkoi pezullimin nga detyra te drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale të Vlorës Albana Hodaj, por sipas ministres, Ndreca nuk bashkëpunon dhe ushtron presion në administratën e Ministrisë.

I kontaktuar nga Tv Klan, Ndreca thotë se “urdhri i ministres Karabina shkel në mënyre flagrante ligjin për nëpunësin civil duke nxjerr një akt i cili nga pikëpamja juridike është nul, është absolutisht i pavlefshëm dhe nuk prodhon asnjë pasojë juridike”. Ndreca thotë se ka kërkuar fillimin e hetimit administrativ për Ministren e Arsimit.

Vala e shkarkimeve vijon edhe në ministri të tjera.

Ministria e Financave deklaron se ka konstatuar  punonjës të administratës fiskale, në tatime dhe dogana, që po përdorin si mjet justifikues raporte mjekësore afatgjata, me qëllim shkëputjen nga puna për t’u angazhuar në fushatë elektorale.

Ndërsa Ministrja e Mirëqenies Sociale Xhulieta Kërtusha ka firmosur largimin nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në Elbasan Ervis Xhelo i akuzuar se ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet gjatë orarit zyrtar të punës./

tvklan






Të ngjashme