Ministrja e Transporteve Ingrid Shuli jep dorëheqjen (19 Maj 2000)


Ministrja e Transporteve Ingrid Shuli jep dorëheqjen (19 Maj 2000)

12:34 19/05/2000

Ministrja e Transporteve Ingrid Shuli a paraqitur dorëheqjen e saj pranë Kryeministrit Ilir Meta. Shefi i qeverisë ka pranuar dorëheqjen e Ministres Shuli ndërkohë që ka propozuar si kandidaturë në vend të saj tek Presidenti i Republikës Sokol Nakon, këshilltari kryesor i Ministrit Muçi gjatë procesit të privatizimin të AMC-së. Nako është 31 vjeç, aktualisht këshilltar juridik i Kryeministrit Meta.

Ka mbaruar studimet e larta në Çeki ndërkohë që ka mbrojtur masterin në jurisprudencë në SHBA. Shuli e ka motivuar dorëheqjen e saj me pakënaqësi në detyrë. Shuli është shprehur se nuk ka gjetur mbështetjen e duhur për të çuar deri në fund të gjitha projektet që ka Ministria e saj për infrastrukturën. Tashmë pritet që Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani të dekretojë kandidaturën e Kryeministrit Meta, Sokol Nakon për Ministër të Transporteve.

Ministrja e Transporteve Shuli ka qënë gjatë gjithë kësaj kohe Ministrja më e sulmuar për shtypin, nga Aleanca për Shtetin dhe nga opozita. Dy ditë më parë Kryeministri Meta ka shkarkuar Drejtorin të Përgjithshëm të Rrugëve duke i dhënë kështu një goditje të fortë dhe vetë Ministres Shuli. Burime pranë kryetarit socialdemokrat Skënder Gjinushi bëjnë të ditur se Shuli fillimisht ia ka paraqitur dorëheqjen kryetarit të saj i cili e ka aprovuar dhe më pas ia ka dorëzuar Kryeministrit Meta./tvklan.al






Të ngjashme