Ministrja Federale Gjermane në Tiranë – (10 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Mbrriti sot në Tiranë Ministrja Federale Gjermane e Shtetit për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin Zeul. Në aeroportin e Rinasit ajo u prit nga homologia e saj Ermelinda Meksi.
Ministrja Federale Zeul tha se kishte ardhur në Tiranë për të identifikuar konkretisht hapësirën në të cilën do të orientohej ndihma gjermane për përballimin e problemit të refugjatëve kosovarë të luftës dhe shprehu gadishmërinë për të akorduar këtë ndihmë.
Ministrja Zeul e konsideroi fleksibël veprimin e qeverisë shqiptare për të pritur dhe refugjatët që ndodheshin në Maqedoni, si dhe premtoi se Gjermania do të ndihmonte në projektet të veçanta asistence mjeksore për fëmijët Kosovar të ardhur në vendin tonë./tvklan.al