Urgjenca kirurgjikale transferohet tek Ushtaraku


Urgjenca kirurgjikale transferohet tek Ushtaraku

14:53 18/03/2020

Nga 20 Marsi trajtimi do të jetë vetëm atje

Urgjenca Kirurgjikale dhe kirurgjitë e patologjive malinje në QSUT prej të premtes do të ofrojnë shërbim në Spitalin Universitar të Traumës.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Kemi vendosur që për të lehtësuar kapacitetet e QSUT, për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtohen në spitale jo për COVID-19, që shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës dhe ndërhyrjeve kirurgjikale për patologjitë malinje, përkatësisht Klinikat 1, 2 dhe Urologjisë në QSUT, të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës, duke filluar nga dita e premte, datë 20 Mars”.

Ministrja theksoi se paralelisht po vijon furnizimi me kite shtesë për laboratorin e ISHP si dhe po shtohen mjetet e mbrojtjes personale dhe respiratorët në shërbimin e reanimacionit.

“Laboratori i Virologjisë në ISHP që kryen analizat për COVID-19 është furnizuar me një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë”.

Sa u takon të moshuarve mbi 65 që nuk kanë familjarë apo fëmijë pranë do t’u ofrohen medikamentet në banesë.

Tv Klan






Të ngjashme