Ministrja shpjegon ku do të mbahet maska nga e enjtja: Kush bën vrap…


Ministrja shpjegon ku do të mbahet maska nga e enjtja: Kush bën vrap…

22:33 13/10/2020

Nga e enjtja, qeveria ka marrë vendimin që maskat të përdoren edhe në ambiente të hapura në kuadër të parandalimit të koronavirusit. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh gjatë emisionit “Opinion” se ISHP-ja do të nxjerrë nesër një udhëzues me specifika se ku duhet të mbahet maska dhe kur mund të ketë përjashtime.

Për shembull, Manastirliu tha se gjatë momentit që një person kryen aktivitet fizik nuk do të jetë i detyruar të mbajë maskë. Megjithatë ajo u shpreh se çdokush duhet që ta mbajë maskën me vete në çdo moment pasi del nga shtëpia.

“Instituti i Shëndetit Publik në kuadër të Aktit Normativ ka hartuar të gjithë udhëzuesin me specifika. Kudo jashtë shtëpisë, me përjashtimin kur je duke bërë aktivitet fizik, pra je duke vrapuar nuk do të mbash maskë, por ti duhet ta kesh maskën gjithmonë me vete. Maska duhet mbajtur me vete dhe duhet përdorur menjëherë nga momenti që del nga shtëpia në të gjithë ambientet ku shkon. Edhe në bare apo restorante mbajtja e maskës do të jetë deri në momentin kur ti ulesh dhe më pas kur ti çohesh për të vajtur për të bërë një shërbim e vendos. Kur ha e pi e heq maskën, në momentin që flet dhe ke interaktivitet duhet ta vendosësh maskën”, tha ministrja./tvklan.al






Të ngjashme