Ministrja zbulon tabelat në zyrën e saj dhe funksionin e tyre


Ministrja zbulon tabelat në zyrën e saj dhe funksionin e tyre

22:42 30/12/2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është një prej personazheve të vitit 2020, sipas emisionit Opinion.

Në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo ajo tregon momentet më të vështira dhe më të gëzuara të vitit që po lemë pas.

Manastirliu zbulon edhe tabelat në zyrën e saj dhe tregon shënimet që ka mbajtur që nga zbulimi i rastit të parë me Covid në vendin tonë.

“Të gjitha këto tabelat këtu janë tabelat më orientuese për mua dhe për bashkëpunëtorët e mi, pavarësisht gjithë sistemeve elektronike, kompjuterike, grafikëve. Këto janë gjithë muajt e ecurisë së pandemisë. Rasti i parë në datën 8 i deklaruar në datën 9 dhe më pas rasti i parë i humbjes së jetës në datën 10 që është deklaruar më 11 e kështu… numri i testimeve, numri i rasteve të konfirmuara dhe i fataliteteve për çdo muaj.” /tvklan.al






Të ngjashme