Ministrja zvicerane me Mejdanin dhe Metën – (24 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Shqipëria dhe Zvicra së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe për rendin e sigurinë. Në takimet e sotme të ministres federale të drejtësisë dhe policisë së konbfederatës së Zvicrës, Ruth Arnold me presidentin Mejdani, kryeministrin Ilir Meta dhe ministrin e Drejtësisë Ilir Panda. Është theksuar se trafiqet ilegale do të jenë në qendër të luftës dypalëshe. Marrëveshja e prpozuar nga pala shqiptare ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës. Pala zvicerane ka propozuar marrveshjen për ripranimin e shtetasve ilegalë dhe për kalimin tranzitë të kosovarëve.
Kryeministri Ilir Meta vlerësoi shkëmbimin e informacionit dhe kalimin në veprime konkrete pasi trafiqet janë probleme rajonale. Ministrja Arnold vlerësoi punën e autoriteteve shqiptare gjatë krizës kosovare./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame