Miqësorë me Luksemburgun me 4 qershor


Miqësorë me Luksemburgun me 4 qershor

14:59 11/04/2017

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë më 4 qershor një ndeshje miqësore me Luksemburgun. Në njoftimin e federatës shqiptare të futbollit thuhet se takimi do të zhvillohet në Luksemburg dhe do t’i shërbejë ekipit të de Biasit si test para takimit kualifikues për Botërorin “Rusi 2018”, Izrael – Shqipëri që do të luhet me datë 11 qershor 2017.

Për herë të fundit me Luksemburgun, Shqipëria është përballur në një ndeshje miqësore në mars të 2016, takim  të cilin e fitoi 2-0 në fushë por e humbi në tavolinë për shkak të aktivizimit të Ergys Kaces, i cili ishte ndëshkuar me karton të kuq në një takim të mëparshëm.

Tv Klan

 

 

 






Të ngjashme