Miqësoret e fundit para botërorit
Në ndeshjen e fundit testuese para nisjes së botërorit, Spanja nuk e pati të lehtë përballë Tunizisë.
Iberikët fituan minimalisht 1-0 me golin që e gjetën në minutat e fundit me Iago Aspas.
Spanja u duk se kishte vështirësi në sulm. Ndeshja e fundit miqësore do t’i shërbejë trajnerit Lopetegui për të bërë rregullimet ë nevojshme pasi në botëror nuk falen gabimet
Franca nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 SHBA. Të parët që shënuan ishin amerikanët me Green që gjeti rrjetën në minutën e 44.
Për Francën goli i barazimit erdhi nga Mbape në minutën e 79.
Interesante ishte sfida mes Danimarkës dhe Meksikës, të dyja pjesëmarrëse në botërorin e Rusisë. Skandinavët fituan 2-0 me golat e Poulsen dhe Eriksen në pjesën e dytë të ndeshjes.
Tv Klan