Miqësorja ndaj Sllovenisë nuk do të luhet në Udine


Miqësorja ndaj Sllovenisë nuk do të luhet në Udine

07:00 10/03/2020

Takimi do të zhvillohet në qytetin slloven Koper

Për shkak të koronavirusit, ndeshja miqësore mes Sllovenisë dhe Shqipërisë nuk do të luhet në Udine të Italisë siç ishte programuar.

Në Itali është në fuqi ligji për gjendjen e jashtëzakonshme.

Federata Sllovene e Futbollit njofton se takimi i parashikuar më 30 Mars do të luhet në qytetin Koper të Sllovenisë, 22 kilometra nga Trieste.

Tv Klan






Të ngjashme