Miqtë e Shqipërisë takim me Presidentin Mejdani në prag të zgjedhjeve presidenciale (26 Mars 2001)


Miqtë e Shqipërisë takim me Presidentin Mejdani në prag të zgjedhjeve presidenciale (26 Mars 2001)

11:44 26/03/2001

Ambasadorët e grupit “Miqtë e Shqipërisë” mblidhen nesër në Tiranë për të diskutuar rreth përgatitjeve të procesit zgjedhor në Shqipëri. Nga Ambasada Gjermane, Ambasadori i OSBE-së Harens, i KE-së Grunet, i BE-së Pereti dhe i SHBA-së Limpreht, sëbashku me përfaqësues të tjerë të Komunitetit Ndërkombëtar do të japin rekomandimet për procesin e regjistrimit të shtetasve në listat e votuesve.

Mbledhja e Miqve të Shqipërisë do të realizohet në prag të tryezës së 30 marsit pozitë-opozitë ku do të arrihet konsensusi për amendamentet në kodin elektoral. Miqtë pritet të këshillojnë Presidentin Mejdani ne realizimin e zgjedhjeve parlamentare me 17 qershor, kohë e përshtatshme për ardhjen e një numri të madh vëzhguesish europianë në Shqipëri./tvklan.al






Të ngjashme