Miratohen nenet e reja të kodit penal (4 janar 2001)
Dënime të rënda me gjoba dhe burg përmbajnë nene të reja të parashikuara në kodin penal. Parlamenti ka nisur punimet e ligjit për mitingjet që do të ketë në ligjet e punës dhe masa të reja ndëshkimore ndaj kriminelëve. Për individët që kryejnë krime të rënda do të vendoset gjobë nga 100 mijë lekë deri në 10 milionë lekë. Për marrëdhëniet seksuale me dhunë dënimi varion nga 5 deri në 20 vjet.
Individët që shkaktojnë infektimin me SIDA dënohen deri në 6 vjet burg. Për rrëmbimet ose mbajtjen peng të personave propozohen dënime deri në 20 vjet burg. Ndërsa për trafikun e fëmijëve, femrave dënimet variojnë nga 15 vjet burg deri në burgim të përjetshëm./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame