Miratohen pagesa 40 mijë lekë për 12 mijë punonjës


Miratohen pagesa 40 mijë lekë për 12 mijë punonjës

16:20 22/04/2020

Ibrahimaj: Në maj do të hedhim transhin e dytë të “pagës së luftës”

Një ditë prej nisjes së aplikimeve për të përfituar nga paketa e zgjeruar për dhënien e ndihmës financiare prej 40 mijë lekësh, interesi i bizneseve ka qënë mjaft i lartë. Në një intervistë me Skype, drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj thotë se janë mbi 13 324 punonjës që kërkojnë ndihmën financiare, dhe për 11 990 mijë prej tyre kërkesa është pranuar çka bën që paga të hidhet direkt ditën e enjte.

Tatimet kanë aplikuar një mënyrë të re për bizneset që përfitojnë ndihmë financiare nga kjo paketë, duke I kontaktuar vetë përfituesit që të aplikojnë, por kjo nuk do të thotë që përjashtohen nga kërkesa bizneset e pakontaktuara. Për ata të cilëve iu është refuzuar kërkesa, kanë venë në dispozicion një adresë të veçantë për të bërë ankesën.

Këtë javë mbyllet edhe dhënia e pagës së luftës prej 26 mijë lekësh për paketën e parë. Deri tani është derdhur paga për 52 mijë punonjës. (grafik) Tatimet thonë se në fillim të muajt maj do të hidhet edhe trashi i dytë, pa patur nevojë për aplikim të ri.

Për të punësuarit e padeklaruar drejtoria e tatimeve bën thirrje që të denoncohen rastet në mënyrë që të përfitohet pagesa financiare. Deri më sot denoncimet kanë qënë të pakta krahasuar me numrin e kërkesave për pagë nga kjo kategori.

Tv Klan






Të ngjashme