Miratohet kredia e fundit për Tiranë–Elbasan


Miratohet kredia e fundit për Tiranë–Elbasan

20:33 20/09/2018

Kuvendi miratoi kredinë me vlerë 16 milionë euro për rrugën Tiranë–Elbasan.

Kjo është kredia e fundit që merret për këtë rrugë, ku kanë mbetur edhe 9 kilometra pa shtruar.

Ministri Damian Gjiknuri tha gjatë fjalës në kuvend se segmenti përfundon tërësisht në fund të këtij viti.

Rruga Tiranë–Elbasan ka kushtuar në total 450 milion dollarë, 138 milion USD më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht.

Tv Klan






Të ngjashme