Miratohet në parim paketa fiskale 2017
Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar në parim vetëm me votat e mazhorances paketën e re fiskale 2017 që sjell disa ndryshime në nivelin e taksave në vend. Sipas, Ministrit të Financave Arben Ahmetaj paketa e re është disiplinuese dhe ka një efekt të papërfillshëm në të ardhurat e programuara.
Por deputetët e opozitës thanë se paketa nuk jep asnjë ndihmeë peër biznesin. Ish-ministri i financave, Ridvan Bode, thotë se vendosja e akcizës për gazin e lëngshëm për automjetet nga 1 janari 2017 do të rritë evazionin fiskal.
Debatet nuk munguan edhe për politikat fiskale të perdorura nga mazhoranca dhe opozita, taksat dhe realizimi I mbledhjes së të ardhurave.
Tv Klan